Rrëfehet prezantuesja: Ja me cilët futbollistë të njohur kam bërë seks
Prezantuesja seksi argjentinase, Samira Salome ka deklaruar se ka shkuar në shtrat me disa lojtarë që luajnë në “El Clasico”, ndërsa seksin me ta e ka cilësuar si përgjithësisht shumë të mirë.
The Sun shkruan se bukuroshja televizive pretendon të ketë bërë seks me katër lojtarë të Real Madrid dhe Barcelonës.
Karim Benzema i Real Madridit, 28 vjeç, dhe ish-lojtari i Barcelonës, Marc Bartra, 25 vjeç, janë dy nga futbollistët e cituar me emër nga prezantuesja argjentinase, Samira Salome.
Duke folur për revistën spanjolle “Primera Linea”, ajo tha: “Unë kam shkuar në krevat me katër futbollistë të La Liga. Dy janë nga Barcelona dhe dy nga Real Madrid. Për fat të mirë, ata kanë qenë të gjithë seksualisht të mrekullueshëm.”
Samira, 25 vjeçe, e cili u rrit në famë pas paraqitjes në shoun “Mujeres Y Hombres y Viceversa”, po qëndron e heshtur në lidhje me emrat e dy të tjerëve, shkruan Telesport. Por ajo këmbëngul se bëhet fjalë për dy yje të “El Clasico”, që “janë të rinj, të pashëm dhe të pasur”. Ajo zbuloi se disa prej tyre janë ende në kontakt me të, por nuk është e interesuar më ndonjë marrëdhënie.