Rrëfehet Shakira, edhe ajo si çdo nënë ka pasur të njejtin problem pas lindjes
Showbiz E Mërkurë, 26 Maj 2021 00:01
Në një intervistë për “Associated Press”, 40-vjeçarja është shprehur se e ka pasur shumë të vështirë t’i rikthehej muzikës pas shkëputjes që bëri për t’u kujdesur për dy djemtë e saj, Milan 4 vjeç dhe Sasha 2 vjeç.
Të kthyerit edhe një herë në studio, për Shakirën nuk ishte e lehtë. Këngëtarja e kishte tepër të vështirë të shkruante këngë të reja.
“Isha përpara fletës së bardhë dhe në të njëjtën kohë mendoja për kohën e gjatë, që nuk duhet të kaloja larg fëmijëve të mi, por dëshiroja që të vazhdoja karrierën time si krijuese, artiste dhe producente”,-ka thënë 40-vjeçarja.