Rrëfimi emocional nga nëna e Hueyda El Saied: Kur të vdes fëmija, të vdes shpirti
Hueyda El Saied, artistja shumë dimensionale luftoi por nuk e mposhti sëmundjen dhe humbi jetën. Në studion e “Rudina” ishte bashkëshorti i saj, Thierry Grosjean me djalin Gabriel, si dhe nëna e saj Diana Çoku.
“Ndihem shumë keq, nuk kam fjalë për Hueydën sepse kur të vdes fëmija, të vdes edhe shpirti bashkë. Por duhet të bëhem e fortë, sepse kam Gabrielin dhe Tierry-n”.
Që në nisje të emisionit, moderatorja Rudina Magjistari i falenderoi të ftuarit e saj që erdhën në studio, duke ditur se për ta nuk ishte diçka e lehtë.