Rrëfimi i paprecedent i gjigantit Aleksandër Gjoka: Kam pirë aq alkool, sa kam mbushur 3 autobota

Në vitin 2015, këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka u arrestua nga policia pasi po drejtonte makinën në gjendje të dehur.

Tani që kanë kaluar tre vite nga ajo ngjarje, i ftuar në emisionin “Rudina”, ai rrëfeu se ka hequr dorë plotësisht nga alkooli.

Këngëtari i dashur për publikun shqiptar shtoi se po kujdeset për shëndetin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë jam në dishezë tani, duhet të kujdesem për shëndetin se me aq sa kam pirë do i kem mbushur nja tre autobotë. Kam filluar të eci më shumë dhe të pi ujë. Ndihem më mirë dhe kam humbur shumë kilogramë”, tha Aleksandër Gjoka.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky i fundit ka shtuar se nuk ia mohon vetes një gotë verë një herë në javë.

Image

Gjithashtu edhe kolegu e miku i tij, Elton Deda pranoi se tani edhe ai e kishte reduktuar sasinë e alkoolit.

“Kujtuam se do të ndikonim tek Redoni për të pirë më shumë alkool se e pinte dhe ai me ne, por e gjeta veten duke pirë “Coca Cola’”, përfundoi Elton Deda.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?