Rrëfimi i violinistit: “Kisha vetëm 3 euro të fundit, mami po qante”, si sfidoi varfërinë Olen Çezari në Itali

Olen Çezari një nga violinistët më të mirë në Shqipëri por edhe në botë ka qenë i ftuar në emisionin “S’e luan topi” me Erjona Rusin.

Ai ka rrëfyer momentin kur u shkëput nga Shqipëria dhe shkoi në Itali, pasi fitoi një bursë studimi kur ishte 14 vjeç. Çezari shprehet se është përballur me një varfëri ekstreme kur mbërriti në Romë, pasi duheshin edhe disa muaj që ai të marrte paratë e bursës. Kur i kishin ngelur vetëm 3 euro në xhep, ai filloi të dilte në rrugë dhe të performonte me violinën e tij, ku paratë që fitonte ishin mjaft të kënaqshme për të.

Olen Çezar: Bursa ishte 350 Euro. Ne mbërritëm në Itali në qershor dhe konservatori fillonte në nëntor dhe ka qenë shumë problematike sepse ne nuk na lëvrohej bursa. Kam një histori të lezetshme. Sot e kujtoj si të tillë, por atëherë ishte shumë e trishtë që mamaja kishte tre euro, nga pesë të fundit dhe kishte blerë pica,  e bardhë pa domate, pa qepë, pa asnjë gjë, vetëm një copë bukë. Filloi duke qarë, nuk e durova dot atë moment, mora autobusin edhe shkova ku të ikte autobusi. Ndaloi në qendër të Romës, aty ndoqa një grup japonezësh me çadër në dorë, ishin turistë, nja 50 veta. Ata shkuan në Piazza Navona, aty pashë një piktor, një artist, një kitarist, një këngëtar që performonin dhe turistët i hidhnin para. E kapa filmin direkt, hipa autobusin, mora violinën, u ktheva dhe ia fillova me muzikë klasike. U mblodhën të gjithë njerëzit dhe filluan të hidhnin lekë. Kur pashë kutinë e violinës të mbushej me lekë mora… Unë isha vetëm 14 vjeç. E kuptova mekanizmin dhe punova deri në 8 të darkës dhe u ktheva në shtëpi. Hapa violinën dhe ishin 350 euro të mbledhura në një ditë punë që ishte e gjithë bursa që unë do merrja për një muaj, kështu që mbaroi uria. Është si një histori filmi por është shumë e vërtetë. E bëra pa asnjë lloj trupi deri më 4 nëntor, kur filloi konservatori.

Top Channel

"Kishim vetëm 5 €", si mbyti varfërinë Olen Çezari në Itali: Dola në rrugë dhe... - S'e Luan Topi

SHKARKO APP