Rrëfimi prekës i Angelina Jolie për nënën e ndjerë
Aktorja me famë botërore Angelina Jolie, ka folur në një intervistë të sinqertë për nënën e saj të ndjerë, Marcheline Bertrand. Jolie ka treguar se sa shumë i mungon nëna e saj tashmë që edhe vetë ajo është bërë nënë. Ylli i Hollywood është shprehur se nëna e saj sot do ishte një gjyshe e shkëlqyer për 6 nipërit e saj. “Ajo do të kishte shkëlqyer si gjyshe”, tha Angelina, kur u pyet për mënyrën se si ua shpjegon gjyshen gjashtë fëmijëve të saj. “Unë e di se ajo do të kishte kontribuuar në jetën e tyre dhe jam shumë e trishtuar që ata e kanë humbur këtë”, shtoi ajo. “Do të jepja çdo gjë që ajo të ishte me mua në këtë kohë. Unë kam nevojë për të. Shpesh flas me të në mendjen time dhe përpiqem të mendoj se çfarë mund të thotë ajo dhe si do të më kishte udhëzuar”. Marcheline vdiq në janar të vitit 2007 pas një beteje me kancerin.