Rrëmbimi i “mbretit” të Instagramit, policia e Tiranës zbarkon në Allias (VIDEO)
Policia e Tiranës është sinjalizuar këtë mbrëmje për rrëmbimin e mundshëm të një personi. Dyshohet të jetë rrëmbyer Kozak Braçi, i njohur si mbreti i “Instagramit”.
Forca të shumta policia kanë mbërritur në zonën e Alliasit dhe po kryejnë verifikime. Kanë qenë familjarët e Kozak, të cilët kanë denoncuar në polici rrëmbimin e tij.
Në rrjetin social “Tik Tok” po qarkullon një video, ku Kozak shihet në një makinë me disa persona të tjerë, të cilët e godasin, e shajnë dhe e detyrojnë të thotë fjalë banale.