Rrëmujë në dhomën e Rozana Radit?! Këngëtarja zë vendin e “pastrueses”

Mjafton një detaj i vogël në fotot që postojnë në rrjetet sociale personazhet e njohur, që më pas të gjithë ta “sulmojnë” me komente kritikuese.
Kështu ka ndodhur edhe me këngëtaren dhe moderatoren e njohur Rozana Radi e cila pasi ka postuar një foto në Instagram, një komentues i ka shkruar se duhet të rregullojë dhomën e hotelit se e ka rrëmujë.
084c06ebf016142a39c4dc2f488562b9
Rozana para disa ditësh me ironi i kërkoi ndjesë për rrëmujën komentuesit, duke i shkruar se do lërë pushimet dhe do zërë vendin e pastrueses së hotelit. Dhe në fakt e ka “bërë”.Sot këngëtarja ka postuar një foto tjetër mbi të cilën shkruan “Gjes! Sa përfundova drekën e hotelit, mora pluhurat e dhomës, lava xhamat dhe tani po shkoj t’i fus një të lame vetë. Kam vënë një letër te hyrja e hotelit: “Mos bëni rrëmujë, se s’keni ardhur për qejf këtu”./BW

SHKARKO APP