Rrethanat misterioze që përqarkojnë vdekjen e aktorit të madh të arteve marciale, Bruce Lee

Bruce Lee u zgjua në mëngjesin e 20 korrikut 1973, si çdo ditë tjetër. Ai ishte një 32-vjeçar aktiv dhe i shëndetshëm. Atë ditë realizoi takimin ditor me prodhuesit për filmin e tij të ardhshëm, pastaj u drejtua për një vizitë të parashikuar tek një shok. Në mbrëmje, artisti më i jashtëzakonshëm i filmit aksion, i arteve marciale, u gjend i vdekur në shtëpisë së tij. Gjithë bota mbeti e shtangur nga lajmi i kobshme dhe kjo vdekje e beftë e aktorit të madh. Si u vra Bruce Lee?
Fajtori ishte vetëm një gjë që Lee bëri atë ditë vere, një vendim i vogël me pasoja që askush nuk mund të kishte parashikuar dhe askush nuk mund ta diskutojë edhe pse rreth këtij fundi tragjik u trilluan teori konspirative dhe legjenda, të cilat edhe sot 47 vitesh gjejnë orekse të ushqyer.
Dita e vdekjes së Bruce Lee
Problemi filloi dy muaj më parë, kur Lee u rrëzua më 10 maj gjatë një sesioni të zëvendësimit të dialogut të automatizuar për filmin e tij “Enter the Dragon”. Ai u dërgua me urgjencë në spital me dhimbje të forta koke dhe dëmtime. Mjekët i njihnin simptomat e edemes cerebrale, një gjendje në të cilën, lëngu i tepërt në tru shkakton ënjtje dhe dhimbje. Ata ishin garant për një trajtim të suksesshëm me manitol. Pas një qëndrimi të shkurtër në spital, ai ndihej shumë më mirë. Kjo nuk mund të jetë e vërtetë, u tha shokëve të tij, se si do të vdiste Bruce Lee.
Me daljen nga spitali ai rifilloi menjëherë regjimin e tij të zakonshëm të stërvitjes dhe vazhdoi të hante dietën, që ishte një kombinim i rreptë i perimeve, orizit, peshkut dhe qumështit, që përjashtonte të gjitha produktet e pjekura, miellin e rafinuar dhe sheqernat përpunuara.
Deri më 20 korrik ai dukej se po përmirësohej jashtëzakonisht mirë nga edema cerebrale. Përveç ankesës për një dhimbje koke të rastit, u tha miqve të tij, se nuk kishte asnjë arsye për t’u shqetësuar.
Dita e vdekjes së Bruce Lee ishte e zënë tashmë. Ai ishte në Hong Kong, ku shumë prej filmave të tij u bënë dhe kishte takuar edhe me producentin Raymond Chow, për pjesën më të madhe të ditës, duke diskutuar për filmin e tij të ardhshëm. Ai thuhet se u mbush me entuziazëm, duke vepruar jashtë dhe brenda skenës me një energji të pashtershme, pavarësisht të nxehtit të verës.
Pas takimit, Bruce shkoi në apartamentin e një shoku – ose, siç disa do të sqaronin më vonë, zonjën e tij, aktorja tajvaneze, Betty Ting Pei. Ata ishin vetëm për disa orë, pastaj bënë plane darke me producentin e Lee për të finalizuar marrëveshjen e tij të filmit.
Rreth orës 7:30 në mbrëmje, pak para se të shkonin për t’u larguar, Lee u ankua për një dhimbje koke. Ting Pei i dha Lee një Equagesic, një ilaç që përmban aspirinë dhe një qetësues, i njohur si meprobat. Pas marrjes së tij, ai shkoi të shtrihej.
Pas disa orësh, kur Lee nuk zbriti për darkë, Ting Pei u ngjit për të kontrolluar atë, dhe e gjeti të shtrirë pa ndjenja. U përpoq që të zgjonte por pa sukses.
U detyrua të thërrisnin një mjek, i cili kaloi dhjetë minuta më shumë duke u përpjekur për të ringjallur Lee. Në pamundësi për të rikthyer në vetëdije, ata u dërguan ta dërgonin atë në një shërbim ambulator aty pranë. Deri sa ambulancës ju desh që të arrinte në spital, Lee kishte vdekur.
Për shkak se trupi i Lee nuk tregoi shenja të jashtme të lëndimit, u krye një autopsi, duke zbuluar se vdekja e Bruce Lee ishte rezultat i një ënjtje të të trurit. Shtimi i lëngjeve nga sëmundja kishte rezultuar në një rritje prej 13% në madhësinë e trurit.
Chow pohoi se vdekja e Bruce Lee ishte rezultat i një reagimi alergjik ndaj asaj që ai kishte marrë si trajtim për dhimbjet e kokës, dhe raporti i autopsisë duket se mbështeste pjesërisht pretendimin e tij.
Raporti mjekësor vendosi zyrtarisht se vdekja e Bruce Lee-s ishte si rezultat i një edemie të dytë cerebrale që u provokua nga preparati Equagesic. Ai e quajti fundin e Lee-it “vdekje nga fatkeqësia”, sepse Equagesic, e cila ishte përcaktuar si shkaku kryesor që vrau aktorin, përgjithësisht nuk konsiderohej një preparat menikal i rrezikshëm.
Megjithëse disa hetime të mëvonshme mbështetën raportin e mjekut, kjo nuk ndaloi një përmbytje të teorive të komplotit. Ashtu si edhe me yjet e tjerë të Hollivudit, të cilët gjithashtu vdiqën nga komplikimet e drogës në moshat e reja, duke përfshirë Elvis Presley dhe Marilyn Monroe , dukej se raportet syrtare të mjekëve nuk ishte mjaft bindëse.
Miku i Lee, Chuck Norris pretendoi se kishte pasur një ndërveprim me relaksuesit e muskujve që Lee po merrte dhe kështu ai vdiq. Fjalët e Norris nxitën një debat rreth asaj që tjetër po merrnin ashtu si Lee, që ishin stimulues për ta mbajtur trupin në formë dhe shtojcave bimore.
Kishte gjithashtu një thashetheme se vdekja e Bruce Lee, ishte shkaktuar nga një prostitutë, me të cilën ai kishte marrëdhënie. Thashethemet pohojnë se Lee ishte nën ndikimin e një nxitësi të fuqishëm që shkaktoi humbjen e kontrollit. Prostituta e vrau atë në rrëthana vetëmbrojtjeje.
Disa tifozë të Lee, që kishin dëgjuar se doza fatale e Equagesic u administrua nga Betty Ting Pei, pohoi se ajo e kishte helmuar atë, me qëllim, dhe se ajo kishte punuar për një shoqëri sekrete që donte që Bruce Lee të vdiste. Megjithëse nuk qarkullonte asnjë teori se pse një shoqëri sekrete e donte të vdekur Bruce Lee.
Teoritë e tjera fajësojnë mafia italiane, kineze dhe amerikane. Por teoria që vazhdon të mbajë më ndikimin midis admiruesve të Lee, është historia e mallkimit të familjes Lee. Legjenda e mallkimit të familjes Lee u zbulua 20 vjet pas vdekjes së artistit të famshëm, kur i biri i vetëm i Bruce Lee, Brandon Lee, po ndiqte hapat e babait të tij si aktor dhe artist i arteve marciale.
Në vitin 1992, Brandon Lee ishte një yll në rritje – 28-vjeçari sapo kishte realizuar rolin më të madh të karrierës së tij. Ai ishte duke luajtur Eric Draven në “The Crow’, një film komik, i kthyer në filmin për një muzikant të vrarë rock, i cili rivjen nga bota e të vdekurve për t’u hakmarrë ndaj vrasjeve të tij dhe të të fejuares së tij, në një peizazh të errët, Gotham-esque.
Historia e torturuar do ta bënte karrierën e tij – por ai nuk do të ishte gjallë për të lexuar kritikat. Në një aksident të çuditshëm, Lee u qëllua gjatë xhirimeve, kur një armë që nuk duhet të kishte plumba e plagosi atë rëndë në bark, plagë e cila i mori edhe jetën.
Ashtu si me babain e tij, thashethemet e një komploti sfiduan arsyet e vërteta të vdekjes. Edhe pasi zyrtarisht u vendos që vdekja e tij ishte aksidentale. Kështu që fundi i parakohshëm i një Lee dytë, u dha shkas hamendjeve dhe legjendës së mallkimt të familjes Lee, teori të cilën e përforcoi një hulumtim i mëvonshëm për një vëlla të Bruce Lee, i cili kishte vdekur para se aktori të lindte. Ky thashethem u bë një mister i plotë.

Përgatiti: Albert Vataj

SHKARKO APP