Rrezikoi 3 vite burg për 4 dritare pa leje, Bojken Lako: Jam i barabartë para ligjit

Në muain prill Bojken Lako mori 3 vite burg të konvertuar në shërbim prove. Ai u shpall fajtor për ndërtim të paligjshëm, pas punimeve që kishte nisur në një godinë të marrë më qira për ta kthyer në studio muzikore

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai foli për gjithçka rreth jetës së tij, duke mos anashkaluar as dënimin që mori fillimisht me 3 vite pasi hapi katër dritare në një ndërtesë, që do e kthente studion e tij muzikore.

Lako u shpreh se është i barabartë para ligjit dhe se portalet e kanë zmadhur këtë ngjarje, të cilën e ka konsideruar si një aksident.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Çdo njëri është i barabartë para ligjit dhe cdo kujt i ndodhin episode. Ai ishte një abuzim mediatik që deri diku kishte disa të verteta. Unë e trajtova vetë që jam i barabartë para ligjit. Unë nuk bëra burg, por kam disa detyrime për të kryer.

Swiss Digital Mobile Reklama

Unë jam një njeri që nuk lexoj të gjitha ato që shkruhen nëpër portale. E vërteta është që mua më ndodhi një aksident dhe kaq, jam i barabartë para ligjit”, tha ndër të tjera artisti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?