Rrjeti ”mbushet” me lajmet mbi vdekjen e Ellen Degeneres

Në internet po qarkullon një hashtag aty ku shkruhet se moderatorja e njohur Ellen Degeneres ka ndërruar jetë. Përveç hashtagut #RIPEllen, do të gjeni gjithashtu edhe “#RIPEllen Why” dhe “#RIPEllen explained”.

”New York Post”, shkruan se e gjitha kjo lidhet me thashethemet sipas së cilave “The EllenShow” nuk do të transmetohet më.

Pas kësaj një numër i madh përdoruesish në Twitter postuan foto të të famshmëve me flokë bjonde të shkurtër (si flokët e Ellen) shoqëruar me hashtagun RipEllen dhe me shprehje si: “Do të thoja fluturo lart, por të gjithë e dimë që s’do shkosh atje” dhe “Zemra ime u thye kur lexova lajmet. Nuk mund ta përshkruaj trishtimin tim. Pushon e qetë në ferr “.

SHKARKO APP