Rudina Dembacaj: Kam pajtuar 4 familje në gjakmarrje

Rudina Dembacaj ka dhënë së fundmi një intervistë për emisionin “Një gotë me Rose” me Rozana Radi, ku bëri një rrëfim që nuk e kishim dëgjuar më parë.

Ajo tha se kur ishte 16 vjeç ka pajtuar 4 familje nga gjakmarrja. Rudina shtoi se asokohe u inspirua nga i ati për të mësuar më shumë rreth Kanunit.

“Unë kam qenë shumë natyrë diplomate. Asokohe babi im fliste shumë për Kanunin, nuk ma dha ta lexoja në mënyrë shabllone por ma interpretoj dhe unë kam qenë shumë e interesuar të di çdo gjë për origjinën time që është Kelmendi, për ligjet e Kanunit, se cilat ishin të drejta sipas tim ati e se cilat jo. Im atë ishte një diplomat nga Malësia, nuk më kufizoi asnjëherë të isha vetja as mua as motrën time. Një porosi e tij ishte: mos e rrej veten kurrë.

Duke qenë kaq e përfshirë, me origjinën time, unë kisha marrë një lloj frymëzimi që këto familje që ishin në gjak duhet të pajtoheshin. Unë i mbaj mend shumë pak si emra, madje motra më ka detyruar të gjej dokumenta nga ajo kohë, se unë nuk i kam të dokumentuara, e dua ti gjej. Unë e kam ndjerë asaj kohe, e jam shumë krenare për këtë pjesë të jetës pavarësisht se nuk më ka rastisur të flas. Dua t’i takoj, jam shumë kurioze të di si ka vazhduar jeta e tyre”, ka thënë Rudina.

SHKARKO APP