“Sa do doja të kisha edhe biletën tënde”, dhimbja e bashkëshortes së Shpat Kasapit

Ndarja e parakohshme nga jeta e këngëtarit Shpat Kasapi ka lënë pas një dhimbje të thellë te familjarët, miqtë dhe adhuruesit e tij. Tre javë pas humbjes tragjike, bashkëshortja e tij, Selvije Jao, ka prekur zemrat e ndjekësve me një dedikim emocional të ndarë në rrjetin social Instagram.

Në postimin e saj, ajo ka publikuar një foto të një bilete udhëtimi, e cila duket se është për në Itali, aty ku aktualisht po ndjek kurimin mjekësor të djalit të tyre. Ky detaj e bën mesazhin edhe më të dhimbshëm, pasi në një moment kaq të vështirë familjar, mungesa e Shpat Kasapit ndihet më shumë se kurrë.

Krahas fotos, Selvija ka shkruar disa fjalë të thjeshta, por tejet prekëse: “Sa do doja më shumë se gjithçka të kisha edhe biletën tënde në dorë”. Një fjali e shkurtër që pasqyron dhimbjen e humbjes, mallin dhe boshllëkun e lënë nga njeriu i zemrës, në një udhëtim që tashmë ajo duhet ta përballojë e vetme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesazhi i saj është shpërndarë dhe komentuar gjerësisht në rrjete sociale, ku ndjekës, artistë dhe miq të familjes kanë shprehur ngushëllimet dhe mbështetjen e tyre, duke i uruar forcë për të përballuar këtë periudhë të vështirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shpat Kasapi u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare, si pasojë e një ataku në zemër. Lajmi i ndarjes së tij nga jeta tronditi opinionin publik, pasi ai ishte një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare, me një karrierë të gjatë dhe këngë që vazhdojnë të dëgjohen e të pëlqehen nga publiku.

Humbja e tij ka lënë një boshllëk të madh jo vetëm në botën e muzikës, por mbi të gjitha në familjen e tij, e cila po përballet me dhimbjen më të madhe që mund të përjetojë një njeri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?