Sa fituan prezantuesit e Sanremos?

Sanremo, 70° Festival della canzone italiana 2020. Terza Serata. Nella Foto Alketa Vejsiu e Amadeus e Georgina Rodriguez (Maurizio D'Avanzo / IPA/Fotogramma, - 2020-02-07) p.s. la foto e' utilizzabile nel rispetto del contesto in cui e' stata scattata, e senza intento diffamatorio del decoro delle persone rappresentate

25 mijë euro për një natë. Kaq thuhet nga mediat italiane që ka fituar Alketa Vejsiu, prezantuesja shqiptare që mori pjesë si një ndër 10 prezantueset e Sanremo 2020.

Sigurisht një shumë tejet e madhe, por që për vetë Alketën, nisur dhe nga monologu i saj, nuk ishte shumë i rendësishëm sa ishte vete fakti që ajo ia arriti të ngjisë shkallët e karrierës duke bërë prezantuesen në këtë event të madh të këngës italiane.

Nga 25 mijë euro janë shpërblyer edhe prezantueset e tjera, që performuan në netë të ndryshme të Sanremos.

Por diferencën e ka bere bukuroshja Georginna Rodriguez, e cila ishte përkrah Alketës në natën e tretë. Ajo është paguar plot 140.000 euro, edhe pse u pa që mezi fliste dhe herë pas here duhej ndihma e Amadues që ajo të mbyllte fjalitë, por kushti i vënë nga organizatorët, pra prania e bashkëshortit të saj Ronaldos në sallën e teatrit “Ariston”, kishte me sa duket më shumë vlerë.

Plot 300 mijë euro mori aktori i njohur Roberto Benigni për performancën e tij gjatë natës së tretë të Sanremos. Nga 250 mijë euro janë shpërblyer dy bashkëprezantuesit Tiziano Ferro dhe Fiorelo. Por kurorën e shpërblimit e ka vetë prezantuesi kryesor Amadeus, i cili është paguar rreth 600 mijë euro.

Shumë e madhe kjo, por që sipas organizatorëve të RAI-t konsiderohet si një investim i mirë, pasi me një show të mirë mund të fitohet gjithashtu mirë. Dhe kështu ka ndodhur. Pasi edhe pse shpenzimet për festivalin i kanë kushtuar RAI-t diku te 18 milionë euro, mendohet që të ardhurat totale të jenë afro 30 milionë euro, pra me një fitim më shumë se 10 milionë euro. Kjo pasi një spot publicitar 30 sekonda në mes të festivalit kapi shifrën deri në 400 mijë euro.

Vetëm gjatë natës së mbrëmshme audienca e festivalit ishte diku 53%, apo më shumë se 9 milionë teleshikues, duke shënuar rekord të ri. Por kur flasim për shifra të larta audience, çmime reklamash, shpërblimesh apo shpenzimesh gjithçka është e përligjur. Sepse Sanremo mbetet Sanremo.

SHKARKO APP