Sa kohë i morën Ritës, flokët që impresionuan publikun në Met Gala

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka impresionuar me pamjen e saj në evenimentin e përvitshëm Met Gala.

Ajo kishte veshur një fustan të kuq me shirita të këmbyer dhe të ngatërruar midis tyre, duke tërhequr kështu vëmendjen e të pranishmëve.

Por ajo që bëri më shumë përshtypje ishte mënyra se si ajo kishte rregulluar flokët.

Parukierët e saj i kanë vendosur në kokë copëza të shumta flokësh të prera në formë dhe madhësi të njëjtë.

E i gjithë ky proces sipas tyre ju ka marrë plot tre ditë kohë.

Mesa duket gjithçka ia vlejti, pasi Rita u cilësua si një ndër të veshurat më bukur në evenimentin e rëndësishëm të Vip-ave botërorë.

SHKARKO APP