Sabri Fejzullahu feston 70-vjetorin, bashkëshortja e uron: “Faleminderit që ekziston”

Këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu feston sot 70-vjetorin e lindjes së tij. Në këtë ditë kaq të rëndësishme për të nuk kanë munguar urimet nga njerëzit e tij më të dashur.

Ajo që është kujdesur më shumë për ti dhënë urimin më të ëmbël dhe emocionues është bashkëshortja e tij Nera, pavarësisht se në këtë ditë ndodhen larg por me zemer shumë afër.

Me anë të një postimi në Instagram, ajo i ka dhënë një mesazh prekës burrit që i dhuroi dashuri për 31 vite: “Dashuri urime të 70-tat. Sonte që nga mëngjesi rrugëtova në mendime për dashurinë që më ke dhuruar për këto 31 vjet. Të uroj të kesh shëndet e të festojm gjithmonë me gëzime. Jemi larg shuuum larg por me zemer shumë afër. Ty i veçanti im, shembull për gjenerata, stë mposht as një furtunë. Faleminderit që ekziston dashuria ime e përjetshme. Të dua nga thellësia e zemres.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavrësisht se vitet kanë kaluar Sabri Fejzullahu vazhdon të ruajë energjinë duke kënduar rininsë dhe dashurisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?