Sabri Fejzullahu: Kam 4 dhi dhe 150 pula në shtëpi
Ditën e djeshme këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu ka qenë i ftuar në emisionin “Prive”.
Përvecc se ka folur për projektet e reja Sabriu ka zbuluar edhe pasionin e fshehtë për blegtorinë e kafshët. Ai ka treguar se mban në shtëpi 150 pula dhe 4 dhi, madje është shumë i fiksuar pas ushqimit bio.
“Unë jam njeri që mbaj dhi të kuqe, atje në Bardhosh ku jetoj dhe 100 deri në 150 pula të shtëpisë. Jam adhurues më i madh i pulave dhe i dhive”.- ka thënë ai.
Më pas Sabriu ka treguar se kosin dhe djathin i bën vet, nuk i blen sepse është merakli pas tyre shkruan Prive.
Gjithashtu sekreti i radhës që ndoshta shumë prej nesh nuk e kanë ditur, ishte se këngëtari ka mbaruar shkollën për blegtori dhe ndoshta kjo është arsyeja që ai është i apasionuar pas jetës së fshtatit.
KOHA JONË SONDAZH

