Sakrifica më e madhe që Gylseren mund të bëjë për një serial televiziv
Pasi u largua me disa seanca gjyqësore nga seriali “Fate të kryqëzuara”, aktorja e njohur turke, Nurgul Yesilcay, u ftua nga producentët turq për të qenë pjesë e disa serialeve të reja televizive, si seriali “Kosem”. Edhe pse nuk ka dhënë shumë detaje në publik, Nurgul Yesilcay, së fundi ka nënshkruar një kontratë të re për një serial që do të nisë së shpejti xhirimet. Por për Gylserenin, ka akoma shumë punë përpara.
Ajo ka nisur një dietë pak javë më parë në mënyrë që të fitojë peshën ideale për personazhin që do të luajë. Ndonëse nuk ka dhënë detaje se ç’rol do të luajë e ç’serial do të jetë, objektiv këto kohë, Gylsereni ka peshën:
“Po bëj të pamundurën të dobësohem për serialin e ri. Edhe pse kam uri, kam shumë uri…. Kam nisur një dietë të re. Pa brumëra, pa sheqer dhe me shumë gjëra të ndaluara. Objektivi është të bie nga pesha 8 kilogramë, deri tani kam rënë vetëm 2”, – tha aktorja 41-vjeçare për mediat turke para pak ditësh në Nishantash.