Salma Hayek rrëfen se si Donald Trump e ka ndjekur pa pushim

Aktorja e njohur, Salma Hayek ka qenë e ftuar në emisionin ‘The Daily Show’ ku ka dhënë disa detaje rreth kohës kur Donald Trump e ka ndjekur pa pushim. Ata ishin njohur në një festë, ku i dashuri i saj ishte i pranishëm dhe presidenti i Amerikës i kishte ofruar mundësi që të bënin vizitë në qytetin e tij. “Nqs jeni në New York, ju mund të vini në Atlantic City dhe të qëndroni në hotelin tim. Më jepni numrin. Nuk foli më asnjëherë me të dashurin tim. Ndërkohë, më telefonoi mua dhe më ftoi për të dalë. Unë i thashë: Kam të dashur? Jam unë e çmendur apo po më kërkon të dalim? Ti e di që kam të dashur,” – tregoi ajo. Edhe pse 50-vjeçarja i përmendi faktin se është në një lidhje serioze me dikë, Donald nuk  u tërhoq dhe vazhdonte ta ndiqte. “Ai nuk është i mirë mjaftueshëm për ty. Ai nuk është i rëndësishëm. Tu duhet të dalësh me mua”, kishte këmbëngulur Trump. Në rrëfimin e saj, ajo tregoi se e kishte shumë të vështirë ta largonte por arriti t’ia dalë me sukses.

SHKARKO APP