Sam Smith flet më në fund për romancën e tij me aktorin

Deri tani Sam Smith ka heshtur për romancën me Brandon Flynn pavarësisht se janë fotografuar së bashku në New York gjatë këtij muaji.

Në një intervistë të dhënë për “Ellen DeGeneres” këtë javë, këngëtari i “Stay With Me” është pyetur për marëdhënien e tij më të re dhe ai ka konfirmuar se tashmë ka një të dashur.

“Domethënë tashmë nuk je më vetëm apo jo?, ka thënë Ellen. “Jo nuk jam dhe kjo është çmenduri. Eshtë e çuditshme që po nxjerr një album dhe nuk jam vetëm. Kur unë publikova “Lonely Hour” isha shumë i vetmuar por tashmë po i këndoj këngë një tjetër djali. Jam shumë i lumtur dhe është një ndjesi e çuditshme.

SHKARKO APP