Samanta largohet nga Max Production
Prej vitesh, Samanta Karavella ishte pjesë e label- it Max Production, ku për shumë nga projektet më të suksesshme të artistes u kujdes vetë produksioni në fjalë.
Nuk e dimë se për ç’arsye por “Prive” ka zbuluar se artistja është shkëputur nga produksioni në fjalë për të vazhduar rrugëtimin e saj artistik si këngëtare e pavarur.
Me pak fjalë, Samanta do ta ketë vetë Samantën nën menaxhim. Lajmin në fjalë duket se e vërteton edhe fakti që Karavella ka hapur kanalin e saj personal në YouTube.
https://www.youtube.com/channel/UCK3C-QDWkB6y2dpSkGuKNUQ
https://www.instagram.com/p/BrVjYqOgB0v/
KOHA JONË SONDAZH

