Sanremo 2020, këngëtarët skualifikohen pas skandalit (VIDEO)

Në natën e katërt të Sanremo-s askush s’e parashikoi skandalin që do të ndodhte! Dy nga artistët në konkurrim, Bugo dhe Morgan u skualifikuan menjëherë pas ngjarjes që i shtangu të gjithë skenën e Ariston-it.

Çfarë ndodhi?

Morgan, ndryshoi tekstin e këngës dhe në vend të tyre “këndoi” kritika dhe ofendime për kolegun e tij, Bugo-n, i cili e performancën në gjysmë dhe u largua nga skena. Bugo dhe Morgan, morën pjesë në Sanremo me këngën “Sincero”, por u lanë jashtë festivalit pas situatës së krijuar. Kur Morgan nisi të këndonte dallohej qartë se kishte diçka që s’shkonte, pasi fjalët e këngës nuk ishin ato që u dëgjuan në fillim.

Siç mund ta shihni nga videoja, Morgan i lexon nga një tablet që ka vendosur sipër tastierës dhe ndër të tjera, dëgjohet të thotë: “figura e keqe që bëre dje në darkë”, “qëllimet e tua të këqija, mungesa jote e edukatës”, “mosmirënjohja dhe arroganca jote” dhe vazhdon me: “bëj çfarë të duash, por vendos këmbët në tokë” dhe në fund: “respektoje këtë skenë dhe atë që të solli deri këtu”.

Të gjitha, dedikuar Bugo-s, kolegut të tij, i cili u largua duke e lënë të vetëm. Morgan vazhdon këndon derisa muzika ndalon. Situata e sikletshme vazhdoi edhe pas ndërhyrjes së Amadeus-it, i cili teksa ndiqte Morgan-in, iu drejtua sallës duke i thënë se diçka e tillë nuk ishte e planifikuar. Nga ana tjetër, moderatori tjetër italian, Fiorello e kaloi me shumë mjeshtëri situatën e papritur dhe ktheu gjendjen e festivalit në normalitet.

SHKARKO APP