Sanremo 2020/ Triumfin e merr një baladë tepër emocionuese, ja kush është fituesi

Mbrëmjen e kaluar u shpall fituesi i Sanremo 2020, i cili do të përfaqësojë Italinë në festivalin Eurovision.

Triumfin e mori Diodato me këngën “Fai Rumore”. Në vendin e tretë u shpall Pinguini Tattici Nucleari me Ringo Starr, ndërsa i dyti ishte Francesco Gabbani me Viceversa.

Kënga e Diodato është një baladë e ngadaltë emocionale, por me një kor të fuqishëm. Diodato ishte një interpretues tjetër që sapo prezantoi këngën e tij qëndroi para mikrofonit për vargun e parë dhe më pas nisi të lëvizë nëpër skenë duke treguar se e ndjen me shpirt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pa shumë kthesa fjalësh dhe me efektivitetin e thjeshtësisë, Diodato flet për dashuri, për një ndjenjë të pastër dhe të vështirë për t’u harruar, duke shprehur qartë vuajtjen për një dashuri të përfunduar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo është hera e dytë që Diodato ngjitet në skenën e Sanremo dhe këtë vit synonte fitoren.

Ky edicion vjetor i festivalit Sanremo u mbajt në Teatro Ariston në Sanremo, dhe si zakonisht u organizua nga Televizioni Italian (RAI). U realizuan plot pesë netë spektakël ku ishin të ftuar emra të njohur nga e gjithë bota.

Në skenën e madhe u ngjit edhe moderatorja shqiptare, Alketa Vejsiu, e cila prezantoi krah Amadeus, drejtori artistik dhe moderator i këtij edicioni.

Nuk dihet ende nëse në pjesëmarrjen në Eurovision, Diodato do të përfaqësojë Italinë në gjuhën italiane apo angleze.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?