Santiana-Bucit: Ta ha zemrën, s’kam për të parë kurrë si ty
Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Buci është shprehur melankolik pas festës së organizuar nga “Zone Club”, e që njëherësh është vendi i punës së tij. E përgjatë kohës sa ai po tregonte mbi eksperiencën e tij në klubin në fjalë, Buci po e mbante Santianën pa ndalur nën përqafimin e tij.
Dyshja e pandashme e Big Brother VIP Kosova, Santiana dhe Buci janë parë goxha të afruar menjëherë pas përfundimit të festës. Santiana ka zgjedhur fjalët më të mira për t’ia dedikuar Bucit, bashkëngjitur edhe me disa ledhatime.
“Po mërzitesh se i ke pa njerëzit e tu bre ta ha zemrën. Mos u mërzit se aty i ke, a e pe të gjithë të dojnë, krejt po të përkrahin. Më i miri je, s’ka me pa më si ty asnjëherë”, i ka thënë Santiana pos tjerash Bucit.