Sapo u martua, këngëtari shqiptar konfirmoi se do bëhet baba
Solisti i NRG Band, Besnik Qaka kurorëzoi para disa javësh martesën me Lolitën, në një dasmë që bëri bujë në mediat rozë. Tani ai ka konfirmuar një lajm të gëzueshëm për familjen dhe ndjekësit e tij. Në një intervistë për “Mirage” ditën e martesës, Besniku ka treguar se do bëhet së shpejti baba, pasi bashkëshortja e tij është shtatzënë. Ende nuk dihet gjinia e fëmijës, por të dy janë të lumtur për anëtarin e ri në familje. Kjo mund të jetë arsyeja përse dasma e tyre ndodhi papritur, edhe pse mbeti në mendjen e të gjithëve.