Sara dhe Endriku flasin për lidhjen e dikurshme, këngëtari: Ke gënjyer në disa gjëra që ke thënë për…

Sara dhe Endriku, të cilët kanë patur një lidhje mes tyre rreth 10 vite më parë, kanë folur për mënyrën sesi është trajtuar kjo histori në ”Big Brother Albania Vip 3” nga të dy. Sara i tha Endrikut se është bërë njeri më i mirë dhe se kishte menduar se lidhjen që kanë patur do ta kishte përdorur për lojë. Endriku nga ana tjetër tha se kishte hyrë me mendjen e ndarë se nuk do ta përdorte lidhjen, ndërsa Sarës i tha se në disa gjëra që u ka thënë banorëve për raportin mes tyre, ka gënjyer.

Pjesë nga diskutimi:

Sara: Je bërë një njeri shumë i mirë.

Endriku: I mirë kam qenë.

Sara: Po, por jo me të gjithë njerëzit. Ndoshta kemi pasur edhe këndvështrime të ndryshme, dikur. Kemi qenë të përfshirë emocionalisht e jemi mërzitur edhe për gjëra të vogla.

Endriku: Këto gjëra mes nesh janë përdorur. Që ke thënë ti.

Sara: Kam gënjyer?

Endriku: Për disa gjëra po.

Sara: Për gjënë e madhe nuk ka gënjyer.

Endriku: 1, 2, 3. Ta lëmë këtu këtë gjë. Të mos e diskutojmë këtë me asnjë.

Sara: Të mos e diskutojmë. Nuk di cfarë të them. Thjesht nuk do të doja që kjo gjë të ishte pengesë për ty këtu brenda.

Endriku: Më ka mërzit që pa fol me mua, kë folur me të tjerët.

Sara: Sepse kisha menduar se ti kishe ardhur me atë mendje.

Endriku: Ti duhet ta kishe kuptuar se 10 vjet kanë qenë të mjaftueshme për të patur një mesazh kundrejt meje.

Sara: Nuk e di a je në dijeni. Por kohët e fundit, gjatë kohës që kam qenë jashtë, kanë qenë dy tre detaje të vogla, jo nga ty, që më kanë lënë të kuptoj se do vije me atë mendje. Mendon se ka qenë e lehtë për mua.

Endriku: Po për mua? Një i riu kundër një banori. Gjithsesi shyqyr nuk ke zgjedhur të flasësh dhe e ke mbyllur.

Sara: Të njëjtën gjë dhe unë.

SHKARKO APP