Sara dhe Ledioni zbulojnë gjininë e fëmijës

Moderatori i njohur dhe trashëgimtarja e Top Channel Sara Hoxha kanë bërë të ditur një nga lajmet më të gëzueshme të jetës së tyre, ardhjen në jetë të fëmijës së parë. Në foton e publikuar nga Ledioni ata shfaqeshin duke shijuar pushimet që konsistojnë me muajt e parë të shtatzënisë së Sarës. Pas postimit të fotos ku dukej Ledioni duke puthur barkun e Sarës, çifti ka marrë urime pa fund nga ndjekësit e rrjeteve sociale, nga personazhet publikë, por edhe familjarët.  Dje Sara ka shprehur në Snapchatin e saj falënderime për urimet e shumta dhe ka zbuluar gjininë e fëmijës. “Ju falenderoj të gjithëve për urimet e shumta për djalin tonë të vogël. Zemra ime është e mbushur me gëzim”, ka shkruar ajo, duke bërë të ditur se së shpejti do të bëhen prindër të një djali.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?