Sara Gjordeni: Për views preknin nonstop vende ku më dhimbte

Sara Gjordeni ka ndarë një reflektim mbi rrugëtimin e saj personal dhe profesional. Ajo rrëfen se pamjet e së kaluarës e shtyjnë të mendojë ndryshe për mënyrën si është paraqitur në publik. ”Kur shoh fotot e mia të vjetra, përveçse inspirohem të kthehem sërish fizikisht e njëjta, kam vetëm një pishman. Më mungon ajo, pa butësinë e të qenurit një nënë. Për asgjë më shumë sesa të mos kisha qarë nëpër intervista”,-shkruan ajo.

Gjordeni ndalet sidomos te momentet kur ndiente presion për të dhënë përgjigje ndaj pyetjeve të përsëritura e të ndjeshme. ”Sara e vjetër do i kishte ‘marrë me shpulla’ të gjithë ata që për views preknin nonstop vende ku më dhimbte dhe isha ‘e detyruar’ të ktheja përgjigje”,-vazhdon ajo, duke theksuar se sot do të kishte marrë vendime të tjera.

“Besoj se disa intervista s’do i kisha dhënë kurrë. Paskam lotuar boll dhe s’është as në natyrën time. I failed her dhe parimet e mia,” shton Gjordeni, duke e mbyllur rrëfimin me humor të lehtë: “Anyway a di njeri të fshijë video nga YouTube? Hahahah”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?