Sara Hoxha shtatzënë, Lori mesazh motrës dhe Ledionit


Lajmi se Sara Hoxha dhe Ledion Liço do të bëhen prindër pushtoi gjithë mediat rozë këtë fundjavë, pas deklaratës të së dielës mbrëma nga ana e prezantuesit. E në adresë të tyre pas këtij lajmi nuk kanë reshtur urimet nga të afërm, miq dhe fansa. Mes tyre më i veçanti vjen nga vajza e madhe e themeluesit të ndjerë të “Top Media”, Dritan Hoxha, Lori Hoxha, e cila publikoi dje në Instagram një foto me motrën, teksa të dyja shihen në një jaht. “Familja jonë po rritet dhe unë nuk mund të jem më e lumtur se kaq për ju të dy! Dashuria juaj më frymëzon çdo ditë dhe unë e di se ju do jeni prindër shumë të mirë, për t’i mësuar atij gjithë gjërat e rëndësishme në jetë. Jam shumë krenare për ju. Teze Lori”, shkruan motra e Sarës dhe kunata e Ledionit.

SHKARKO APP