Sara ka*shon Bardhin, Egla i del në mbrojtje: Lëre rehat…

Sara Gjordeni dhe Bardhi shpërndajnë shpesh momente të bukura nga marrëdhënia e tyre dhe pritja e ëmbël. Çifti janë aktiv nga rrjetet sociale dhe ndjekësit nuk i kursejnë komentet pozitive për ta. Në disa foto të postuara në “Instagram”, Sara duket teksa kafshon Bardhin në faqe. “I thashë do të t’i grij faqet jashtë, s’më besoi”, shkruan ajo me humor.

Mes fansave, komentoi edhe fituesja e “Big Brother Albania VIP 3”, Egla Ceno, që i ka dalë “në mbrojtje” Bardhit. “O Zot i madh, lëri mi rehat Bardhin nga faqet”, shkruan aktorja, ndërsa Sara i përgjigjet më tej: “hajde shpëtoje se vetë nuk ikën ky harroje, i lezeton. Love u”.

Egla vazhdimisht ka shprehur mbështetjen për çiftin Sara-Bardhi dhe i ka uruar të jenë gjithmonë të lumtur, së bashku me fëmijën që presin të vijë në jetë së shpejti.

SHKARKO APP