Sara tregon se ka humbur një fëmijë: Zoti më la përgjysmë udhëtimin që nisa me shumë dashuri!

Në një lojë të realizuar nga Vëllai i Madh, banorët duhet të tregonin sekretin e tyre. Një nga sekretet më të forta ishte ai i Sarës, e cila ka treguar se sekreti i saj është humbja e një fëmije.

Disa nga banorët kanë aluduar se mund të jetë ajo, ndër ta edhe partneri i saj Bardhi.

“Dëshira më e madhe në jetë ka qenë të bëhem mami, zoti përpara gati një viti më la përgjys një udhëtim që unë e nisa me shumë dashuri, unë kam humbur një fëmijë përpara disa kohësh dhe kjo ka ndikuar, ka qenë mësimi më i madh që kam marrë, sepse si proces ka qenë goxha i gjatë dhe i dhimbshëm, për shkak se shqetësohesha shumë për njerëzit e tjerë. Kjo më ka bërë këtë Sarën që duket pak më arrogante tani, sepse ka filluar të vendosë veten në vendin e parë”, tha Sara.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?