Sarah Jessica Parker jep lajmin e trishtë për fansat
Sarah Jessica Parker ka konfirmuar se nuk do të ketë një seri të tretë të “Sex and the City” pas lajmit ekskluziv të publikuar nga “DailyMailTv”, ku u raportoua se kolegia e saj, Kim Cattrall ka hequr dorë nga pjesëmarrja në film për shkak të kërkesave të saj.
Parker është pyetur nga “Extra” gjatë eventit të “Ballet Gala” në New York, rreth serisë së ardhshme të filmit “”Sex and the City”
“Ka marrë fund, nuk do të ketë seri të tretë të këtij filmi”, ka thënë ylli hollivudian teksa ka qënë e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Matthew Broderick.
“Jam shumë e zhgënjyer”, vijoi ajo. “Kishim një histori dhe skenar të bukur, humoristik, lëndues dhe shumë të gëzueshëm. Eshtë zhgënjyese që nuk do e tregojmë historinë që kemi përjetuar por më keq më vjen për audiencën që po priste me padurim një tjetër film”./Top albania radio