“Satanistët” që ndryshuan muzikën
“Black Sabbath” thonë se fundi po vjen. Turneu final i bandës do të nisë në janar të vitit të ardhshëm dhe kuarteti britanik po shkon drejt fundit të karrierës e cila zgjati gati gjysmë shekulli. Ozzy Osbourne për dekada ka ndenjur në rehabilitim, bateristi Bill Ward u largua nga banda për shkak të një mosmarrëveshjeje dhe kitaristi Tony Iommi vuan nga kanceri. “Në fakt nuk mundem më”, ka thënë Iommi së fundi për revistën “Rolling Stone”. “Trupi im nuk duron më”. Kjo mund të tingëllojë si mënyrë e dhimbshme për titatët e heavy metalit që të tërhiqen. Por pavarësisht nga fama e madhe që krijuan, “Sabbath” asnjëherë nuk arriti që të fitojë epitetin e zotëve të artë siç bënë “Led Zeppelin”, apo “The Rolling Stones”. Por Osbourne, Iommi, Ward dhe basisti Geezer Butler ishin si të huaj, të cilët më shumë kishin të përbashkëta me audiencën e tyre, sesa me kolegët e tjerë që ishin yje të rockut.
Rock’n’ roll ishte rrugë shpëtimi për katër anëtarët e bendit nga Birminghami i Anglisë. Qyteti i zymtë industrial ofroi pak opsione për djelmoshat, të punonin në fabrikë ose të bëheshin gangsterë…
KOHA JONË SONDAZH

