Scarlett Johansson divorcohet nga bashkëshorti Romain Dauriac

Scarlett Johansson dhe bashkëshorti i saj, Romain Dauriac janë divorcuar pas tre vjetësh martesë. Johansson dhe Dauriac u panë për herë të parë në publik së bashku në vitin 2012, por nuk e konfirmuan asnjëherë lidhjen e tyre derisa u fejuan në vitin 2013.

Çifti u lidhën në martesë në vitin 2013, pak kohë pas ardhjes në jetë të vajzës së tyre, Rose Dorothy.

Aktorja u fotografua pa unazën e martesës gjatë ‘marshit të grave’ në Uashington fundjavën e shkuar, ku protestoi kundër presidentit të ri amerikan, Donald Trump.

Johansson ka qenë e martuar me aktorin Ryan Reynolds nga viti 2008 në 2011.

SHKARKO APP