”Se dua burrin futbollist se dëmtohen shpejt”! Rike Roçi flet për Ramën, Berishën, Bashën dhe Metën
Bashkë me dy moderatorët Dori dhe Devi, Rike Roçi foli mbi jetën e saj private, planet në të ardhmen dhe patjetër për politikën.
Devi-Pas dole nga BBV3 the se u ndave nga i dashuri. Tani në çfarë statusi je?
Rikja-Bosh, bosh, bosh se s’kam pse të gënjej
Devi-Nëse do ishe përball ndonjë futbollisti të bukur, do ta zgjidhje që të bëheshe plot?
Rikja-Futbollist?! Po futbollistët dëmtohen shpejt, unë nuk dua meshkuj që dëmtohen
Dori-S’ka faj o Devi se futbollistët 30 vjeç marrin fund. Po kur del në rrugë Rikja si reagojnë meshkujt?
Rikja-Më ka rastisur që sa herë dal në këmbë janë të uritur këta çunat, nuk e di nuk hanë bukë në shtëpi dhe gjithmonë thonë “O të hengsha këtë, o të hëngsha atë” kanë uri, kanë uri.
Dori-( tregon dorën e Rikes ku duket një unazë diamanti) Shiko me çfarë kemi të bëjmë këtu!
Rikja-Po është diamant e kam blerë vetë, pasi asnjë nuk ma dhuronte e bleva vetë. Do rri unë të pres të ma dhuroj dikush , e bleva vetë dhe mbarova punë shpejt e shpejt.
Dori-Tani me politikën si i ke marrëdhëniet ti, i njeh , të njohin?
Rikja-Jo as nuk i njoh as nuk më njohin
Devi-Jo për të njohur të njohin
Rikja-Nuk i kam marrëdhëniet mirë, nuk marr vesh nga politika.
Devi-Ne kemi përzgjedhur disa nga figurat politike të vendit, i pari është ( tregohet fotoja e kryeministrit) Si të duket kështu?
Rikja-Kryeministri. Mirë mirë, s’ më duket keq. I gjatë mirë, mirë.
Devi-Po të mos ishte i martuar do ishte një burrë i mirë Rama për ty?
Rikja-Po s’e di unë e shoh si kryeministër dhe çfarë bën për Shqipërinë , nuk e shoh për gjëra të tilla.
Dori-Hiqe, hiqe nuk bën Rama.
Devi-( Foto e Berishës) Po ky të pëlqen për burrë?
Rikja-( qesh me të madhe) Ky mund të jetë për vjehërr po për kështu…
Devi-Për vjehërr është i zënë , por për burrë edhe mund të flasim.
Rikja-( në foto Basha) Ahhh i bukur i bukur Basha. Pasi kam dëgjuar që edhe Egla më ka krahasuar me Bashën. Që Basha do isha unë në shtëpi sepse është i pashëm edhe unë them simpatik, simpatik.
Devi-( foto e Metës) Po ky tjetri?
Rikja-Aaaa ky është Ilir Meta.
Devi-Po Ilir Meta ish futbollist i kombëtares.
Rikja-Ish futbollist, nuk loz keq jo.
Dori-E ke dhe të fuqishëm siç e do ti.
Rikja-Nuk dëmtohet , nuk dëmtohet vetëm ka dëmtuar.