Seks në këmbim të karrierës, Lindsay Lohan në mbrojtje të producentit

Skandali seksual që ka përfshirë Hollywood ka ndarë edhe yjet më të mëdha të showbiz përsa i përket qëndrimeve të tyre. Këngëtarja dhe aktorja me famë botërore Lindsay Lohan ka dalë në mbrojtje të një prej producentëve më të mëdhenj, Harvey Weinstein. Manjati  i filmave akuzohet për ngacmim seksual dhe përdhunim nga aktore të famshme, midis tyre dhe Angelina Jolie. Lohan shprehu mbështetjen e saj për Weinstein në një video në Instagram, të cilën e fshiu vetëm një orë më vonë. Sipas revistës People aktorja e ka postuar videon nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ku aktualisht jeton. “Ndihem shumë keq për Harvey Weinstein. Nuk mendoj se është e drejtë ajo që po i ndodh”. Lohan tha se gruaja e 65-vjeçarit, Georgina Chapman duhet të qëndrojë me të. Georgina deklaroi të martën se është ndarë nga bashkëshorti i saj pas skandalit. “Ai kurrë nuk më ka bërë gjë mua, ne kemi bërë disa filma së bashku. Mendoj se e gjitha kjo duhet të ndalet.”

SHKARKO APP