Seksologu Whipple: Pika G e femrave ku është?
ashtuquajtura "Pika G", e cila sinjifikon pikën maksimale të kënaqësisë gjatë aktit seksual duket se është vetëm një "mit", pasi në realitet ajo nuk ekziston.
Ky është përfundimi me të cilin kanë dalë shkencëtarët në një studim të posaçëm të botuar në gazetën e Mjekësisë Seksuale. Studimi u realizua nga ekipi i ekspertëve të King's College në Londër
Sipas raportit, zona e pakapshme erotike për gratë është thjesht një "vend i arsyes", bazuar në faktin e paaftësisë për të gjetur dëshmi shkencore të ekzistencës së saj. "Një imagjinatë e femrave", e ka cilësuar pikën G seksologu Beverley Whipple, i cili ka mbështetur gjatë këtë ide. Sipas studimit të tij, nëse në këtë pikë ka një binjak do të ekzistonte në të njëjtën mënyrë edhe identiku i tij me të njëjtën trashëgimi gjenetike.
Por kjo nuk ka dalë, pasi binjakët identikë kanë treguar ndarje për të ashtuquajturën Pika G. "Është e papërgjegjshme që të japësh besim për ekzistimin e diçkaje që nuk është testuar dhe kjo ushtron presion psikologjik mbi gratë edhe burrat”, – tha koordinatori i studimit Andrea Burri, mjeke dhe studiuese në universitetin e Zyrihut në Zvicër.
Pika G u lançua pasi gjinekologu gjerman Ernst Grafenberg, mbi 50 vjet më parë e caktoi atë si një mur para vaginës në një lartësi prej rreth 2 inç dhe gjysmë. Ndërkaq, kohët e fundit, disa studiues italianë thanë se ata ishin në gjendje ta gjenin këtë "mur" duke përdorur skaner tejzanor.
Sipas tyre kjo është një zonë me ind të dendur brenda vaginës dhe ndaj shkaktohet edhe kënaqësia më e madhe seksuale. Por shkencëtarët që publikuan raportin te revista e Mjekësisë Seksuale, thonë se mund të ketë shpjegime të tjera për këtë densitet të ndryshme qelizash brenda vaginës së femrës