Selena dhe Justin bëjnë një ndryshim në jetën e tyre, tashmë dy herë në ditë do t’i gjeni në kishë!

Mesa duket lidhja e tyre sa vjen e bëhet më serioze. Justin Bieber dhe Selena Gomez kalojnë çdo moment të ditës së bashku.

Tashmë takimet për të ngrënë drekë dhe shëtitjet me biçikleta janë zëvendësuar nga shërbimet në kishë. Dyshja është fotografuar dy herë brenda një dite teksa mbërrijnë në kishën “Hillsong” në Los Angeles.

Ata kanë mbërritur në këtë destinacion veç e veç ndërkohë që gjatë takimeve kanë qëndruar të pandarë. Justin dhe Selena kanë marrë pjesë në shërbimet e kësaj kishe dy herë brenda ditës. Këngëtari kanadez është i vendosur t’ja plotësojë të dashurës së tij çdo dëshirë duke mos e lënë të vetme asnjë moment të ditës.

SHKARKO APP