Selena Gomez dhe The Weeknd puthen në sy të Bellës

Ata nuk kanë qenë të turpshëm rreth romancës së tyre, duke dalë nëpër qytet pas publikimit të lidhjes së tyre pak muaj më parë.

Por të hënën, Selena Gomez dhe The Weeknd dhanë shfaqjen e tyre më të mahnitshme publike, duke e bërë debutimin e tyre të parë në Met Gala ku u puthën në tapetin e bardhë, ndërsa ish e dashura Bella Hadid ishte pak pas tyre.

Selena dhe The Weeknd kaluan pranë mamasë së Bella-s, Yolanda dhe vëllait, Anwar. Por Selena nuk duroi dot dhe ju afrua The Weeknd duke i pëshpëritur në vesh “Të dua”, si për të thënë se ai është i imi tani.

Artistja u cilësua si një ndër të veshurat më bukur në këtë eveniment, por nuk mbeti pas as Bella.

SHKARKO APP