Selena Gomez në depresion, do të qëndrojë në rehabilitim për muaj
Selena Gomez është shtruar në një qendër rehabilitimi të Tennessee për shkak të ankthit dhe depresionit.
Duket se këngëtarja 24 vjeçare po përmirësohet, teksa një prej admiruesve të saj, Maius Ayl i cili bëri një foto me yllin e muzikës pop në 8 tetor kur kjo e fundit vizitoi “Texas Roadhouse” për darkë, tha për InTouch Weekly: “Ajo dukej për mrekulli”.
Sipas publikimit ish e dashura e Justin Bieber pritet të qëndrojë në rehabilitim për muaj me radhë.
Ndërkohë UsWeekly raportoi se Selena ka kaluar gjithashtu kohë me nënën dhe gjyshen e saj, madje ka drekuar me to në restorantin “Riverstone”.