Selena Gomez, vajza më e ndjekur në Instagram në gjithë botën

Selena Gomez fitoi edhe një herë vendin e parë në Instagram. Aktorja, këngëtarja dhe producentja u bë femra më e ndjekur në Instagram edhe një herë duke lënë pas Kylie Jenner të familjes Kardashian-Jenner të reality show-t amerikan “Keeping Up with the Kardashians”.

Nuk është hera e parë që Selena Gomez zë vendin e parë, ajo ka qenë prej vitesh e preferuara në Instagram. Ajo u eklipsua nga këngëtarja Ariane Grande në vitin 2019, por Grande u tejkalua më vonë nga Jenner, e cila u bë gruaja e parë në Instagram me 300 milionë ndjekës.

Ndjekësit e aktores dhe këngëtares arritën në 387 milionë dje, ndërsa Jenner 380 milionë ndjekës. Pra, ajo është gruaja e parë në Instagram, edhe pse e treta në përgjithësi pas Ronaldos dhe Messit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?