Selena ndërpret karrierën, vuan nga depresioni

Pas problemeve psikologjike që po kalon Selena Gomez, ajo ka lajmëruar të gjithë fansat e saj se do të braktisë për një kohë turin e saj muzikor. Këngëtarja e njohur ka njoftuar mbi problemet shëndetësore psikologjike që po kalon, të cilat vijnë si efekte anësore të sëmundjes “lupus”, që e ka prekur atë. Vitin e kaluar, ajo njoftoi se kishte nisur trajtimin për këtë sëmundje, e cila prek kryesisht sistemin imunitar të trupit. Ylli 24-vjeçar ka kërkuar kohë për t’u përballur me problemet shëndetësore, ndaj dhe nuk mund të vijojë më me turet e saj muzikore. Duke folur për “toofab”, ajo është shprehur se “siç edhe e dini, një vit më parë zbulova se vuaja nga Lupusi, një sëmundje që prek njerëzit në mënyra të ndryshme. Kam zbuluar se ankthi, gjendja e panikut dhe depresioni janë efekte anësore të kësaj sëmundjeje, të cilat kanë edhe ato sfidat e tyre me të cilat duhet të përballem. Dua të jem proaktive dhe të fokusohem në ruajtjen e shëndetit tim, ndaj dhe kam vendosur që mënyra më e mirë për ta bërë këtë është duke marrë disa pushime… ndoshta edhe të gjata”. Ajo ka falenderuar të gjithë fansat e saj anembanë botës për mbështetjen që i kanë dhënë.

SHKARKO APP