Selena për skenat e rënda në klip: Ndihesha si domate dhe ishte mahnitëse
Këngëtarja e njohur amerikane, Selena Gomez ka publikuar para dy ditësh projektin e ri muzikor ‘Fetish’, i cili ka disa skena shqetësuese që të bëjnë të dyshosh për gjendjen e saj mendore.
Mënyra sesi lëviz këngëtarja është dicka që se kemi parë asnjëherë, ndërsa në një inervistë me drejtuesen e kripit Petra Collins, ajo ka sqaruar gjithçka që ka ndodhur në prapaskenë.
“Kisha shumë kohë që doja të bëja dicka të tillë, por nuk mundesha, jo sepse nuk doja por nuk kisha vetëbesim. Kisha shumë pasiguri, por skena e kuzhinës ishte shumë cliruese, humbja e kontrollit të trupit. U ndjeva mirë dhe ndihesha si domate, vezë dhe pisllëk dhe ishte mahnitëse, por seriozisht? E dashuroj atë skenë. Ndihesha aq mirë. Më kujtohet një moment kur isha pak nervoze, dhe kur jashtëqitja goditi murin, thjesht e humba atë dhe u largova në atë skenë. Ishte aq skenë e ftohtë. Ndërsa stafi ishte prapa kamerës duke bërtitur,” – tha 25-vjecarja për revistën ‘Dazed.’
Ndërkohë Petra shtoi se ishte ndjesi shumë e mirë të punonte me Selenën dhe të kontribuonte në suksesin e karrierës së saj. Këngëtarja shtoi se në jetën reale nuk është kaq e çuditshme, por kjo është një mënyrë të shprehuri që ndodh shpesh te femrat.