Sëmundja i dëmton kordat zanore, Jessie J: Nuk kam mundur të këndoj më

Jessie J, këngëtarja e njohur, nuk ka mundur t’i mbaj lotët kur kuptoi se sëmundja nga e cila po vuan, i ka dëmtuar kordat zanore.

Tashmë karriera e këngëtares së famshme është në një gjendje kritike.

Mediat e huajaj bëjnë me dije se historia ka nisur që në dhjetor të vitit të shkuar, kur Jessie J zbuloi se nuk mund të dëgjonte dhe të ecte drejt. Këngëtarja u diagnostikua me sëmundjen Meinere, një problem me veshin që mund të shkaktojë marramendje dhe humbje të dëgjimit, shkruan “Us Ëeekly”.

Ndër të tjera Jessie J ka shpjeguar se mjekët i kanë kërkuar që t’u dërgoj një video duke kënduar diçka në qetësi, në mënyrë që ata të mund të dëgjojnë zërin e saj. Duke parë kamerën me trishtim, Jessie nis të këndojë, por zëri është shumë i ulët dhe artistja nuk ka arritur të mbaj lotët.

“Kënga e parë që këndova ishte ‘I ëant Love’. Duke dëgjuar veten teksa këndoj ndihem shumë e dobët dhe kjo më bëri të përlotem.

Që nga ajo ditë nuk kam mundur të këndoj më, sepse ndjej dhimbje. Ka qenë shumë e vështirë për mua që të mos këndoj.

Në kuptimin e plotë të fjalës kënga është jeta dhe lumturia ime. Të qëndruarit në heshtje është diçka që unë nuk e bëj mirë”, u shpreh shumë e prekur nga situata Jessie J./

SHKARKO APP