Serbët të revoltuar me Rita Orën: Duhet të edukohesh më shumë. Për ne nuk ekziston më!

Rita Ora ishte në Prishtinë ditën e djeshme, ku ka mbajtur një koncert madhështor në kryeqytetin kosovar. E gjithë kjo në vigjiljen e përvjetorit të dhjetë të pavarësisë së Kosovës, të cilën ende nuk po munden ta kapërdijnë serbët.

Publikimet e fotografive të Rita Orës në llogarinë personale në Instagram, ku në fokus është Kosova, kanë bërë që të irritohen fqinjët tanë verior.

Sipas portalit serb, Blic mijëra serbë janë “çmendur” me një prej imazheve të këngëtares shqiptare e cila kishte veshur një tutë me mbishkrimin Kosova, të cilën po e konsiderojnë si krahinë jugore të Serbisë.

“Para stuhisë, ne jemi më afër shfaqjes sime. Këto xhaketa janë bërë për një rast të veçantë dhe të gjitha të ardhurat nga shitjet shkojnë për qëllime bamirësie”, shkroi Ora.

Qëndrimi i saj i ka mërzitur shumë serbë, të cilët nuk i kanë kursyer fjalët, duke i dërguar komente të tilla, si “Kosova ishte Serbi”, “duhet të edukohesh më shumë”, ndërsa nuk kanë lënë anash me fyerjet e tyre edhe sharjet në drejtim të fansave të këngëtares, shkruan Express.

Pas përfundimit të koncertit ka udhëtuar drejt kryeqytetit britanik të Londrës, ku gjatë ditës së mërkure do të shfaqet në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Brit Awards.

mediat serbe

SHKARKO APP