Serbët vjedhin këngën “Harem” (VIDEO)
Këngëtari Young Zerka, i cili veçohet për të kënduarit në stilin xhamajkan, vitin e kaluar solli këngën “Harem”, një këngë e shndërruar në hit e cila mori miliona klikime në YouTube. Por, kjo këngë e punuar nga producenti Arbër Gjikolli, i njohur si Big Bang Beats në studion e tij “RedBox Ent.”, duket se ka rënë edhe në veshin e serbëve.
Këngëtari serb Vanki dhe DJ Tazz, mesa duket e kanë pëlqyer shumë këngën e Young Zerkës, duke vendosur të vjedhin vijën melodike, duke e sjellur në versionin serbisht po me të njëjtin titull.
Vanki dhe DJ Tazz e kanë publikuar këngën “Harem” në versionin serbisht sot dhe kanë arritur menjëherë të marrin një grumbull klikimesh, ndërkohë që për këtë shkelje drejtash të autorit, ata do duhej të përballeshin me ligjin.
Nuk dihet nëse producenti i njohur Big Bang ka vendosur të ngrejë padi kundër tyre, megjithatë me mos-funksionimin e ligjit të të drejtave të autorit në Kosovë, do të ishte shumë e vështirë kërkimi i kësaj të drejte edhe po të donte.
Young Zerka-Harem
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=KXsqaQy8qiU” width=”560″ height=”315″]
VANKI x DJ TAZZ – HAREM
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=Y_oDkRdfHxk” width=”560″ height=”315″]