Serbiano-Noizy, nga sherri i reperave te tritoli në Durrës

Rrjeti social Tik-Tok është ”pushtuar” nga video e sherrit masiv me grushta mes reperit Kleviol Ahmetit, i njohur ndryshe si ”Cllevio Serbiano”, me artisitin e mirënjohur të skenës, Noizy. Sot një tjetër ngjarje e ndodhur në Durrës, përfshin Ahmetin, pasi dyshohet edhe për vendosjen e tritolit në bizneset e repereit Noizy në Durrës.

Një sasi lënde plasëse shpërtheu në lokalin dhe dyqanin e rrobave të Noizy-t, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Policia tha se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 04:24, në lagjen Nr.13, ku për pasojë ka vetëm dëme materiale. Policia bën të ditur se ambientet e butikut “Illyrian” dhe të lokalit “Rigels Shisha Lounge” janë marrë me qira nga Bashkim Rajku, babai i Noizy-t.

Por Policia nuk ka arritur të zbulojë një element të rëndësishëm për hetimin. Noizy ka deklaruar se ishte në gjumë kur ndodhi shpërthimi dhe nuk e ka drejtuar gishtin tek askush.

Po ashtu reperi ka treguar përmes një postimi në Instastory, edhe se sherri nisi pasi Ahmeti i ofendoi familjarët. Por teksa zihej me Noizyn, ”Cllevio Serbiano” duhej të ishte në shtëpi pasi Gjykata e Lushnjes kishte caktuar ndaj tij masën ”arrest shtëpiak” për posedim të lëndëve narkotike dhe armë të ftohta pa leje. Tani ai do të hetohet edhe për përplasjen me Noizyn.

SHKARKO APP