Serena Williams bëhet nënë për herë të parë

Tenistja Serena Williams, e cila ka qenë edhe kampione bote, ka sjellë në jetë vajzën e saj, në spitalin e West Palm Beach në Florida, ku i është rezervuar një kat i tërë. Kampionia amerikane dhe partneri i saj Alexis Ohanian, themelues i rrjetit social Reddit u bënë prindër këtë të premte, ndërsa vogëlushja erdhi në jetë pak më shumë se 3 kilogramë. Serena u bë nënë në moshën 36-vjeçare, ndërsa mësohet se çifti e mësuan gjininë vetëm në sallën e lindjes, pasi nuk kishin preferuar ta bënin më parë. Vetëm pak ditë më parë tenistja deklaroi se donte të kthehej sa më shpejt në fushë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?