Serena Williams me ish të dashurin në tapetin e kuq
Serena Williams është ‘kthyer’ me ish-të dashurin, Common për një arsye të mirë.
Ylli i tenisit doli me reperin për 3 vite para se ti jepnin fund marrëdhënies në vitin 2010.
Serena tani është e lumtur së bashku me bashkëthemeluesin e Reddit, Alexis Ohanian, me të cilin solli në jetë një vajzë, Alexis në shtator.
Por ajo është ribashkuar me ish të dashurin për një event bamirësie në Çikago të hënën.
Serena dhe Common u shfaqën së bashku në tapetin e kuq për të marrë pjesë në projektin e tyre të bashkëpunimit ‘Creative Minds Talk’, me titull ‘The Art of Storytelling: Serena Williams & Common’.
Të dy u shfaqën të thjeshtë në tapetin e kuq të veshur me bluza e atlete.
Serena dhe Common kanë mbajtur marrëdhënie të mira pas ndarjes së tyre dhe e vërtetuan më së miri këtë.

KOHA JONË SONDAZH

