Seria e zënkave Egli-Gjesti, motivi këtë herë është nishani: Më ke flliqur si asnjëherë në jetë
Egli po ndante krevatin gjatë natës me Gjestin (dhe Rizartën), ku diçka e papritur i ndodhi. Gjesti vendosi jorganin si mburojë për të mos lejuar asnjë kontakt fizik me të dhe shkak u bë një Nishan.
Nishani gjendet në këmbën e saj dhe pamja që ka i krijoi Gjestit një përshtjellim ndjesish, ku mbizotëronte neveria. Me shijen e refuzimit apo shpërfilljes, Egli e nisi të hënën duke qarë me ngashërim, këtë herë në krahët e Danjës.
Sapo mori disi veten, nisi të përshkruante gjëmën që i ndodhi. “Vuri në mes jorganin, nuk më preku me dorë fare. Nuk jam ndjerë ndonjëherë më e flliqur. I thashë falendero Zotin që je këtu, se të ishe jashtë do të kisha fluturuar nga dritarja”, tha Egli.
Po ashtu Egli përpiqet të bindë Gjestin se nuk është ndjerë kurrë ndonjëherë më e refuzuar se aq. “Mua më bie buka nga dora dhe e ha, por ai nishani më terri (fiku dritat/errësoi/neveriti)”, tha Gjesti.
View this post on Instagram
KOHA JONË SONDAZH

